TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me 20,90% të vendvotimeve të numëruara, gara për kryetar të Komunës së Prishtinës po vazhdon të jetë jashtëzakonisht e ngushtë dhe dinamike.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i LDK-së, Përparim Rama, po udhëheq me 34,94% të votave, që përkthehet në 6,366 vota.
Menjëherë pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, me 32,96% apo 6,005 vota, ndërsa kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, është i treti me 26,59% të votave (4,844 vota).
Kandidatët e tjerë kanë marrë rezultate më të ulëta:
Bekë Berisha (AAK) – 3,23% (589 vota)
Besa Shahini (PSD) – 1,53% (279 vota)
Fatmir Selimi – 0,25% (46 vota)
Deri më tani kanë votuar 18,220 qytetarë, që përbën 8,20% të pjesëmarrjes nga gjithsej 222,326 votues të regjistruar në kryeqytet. Janë numëruar 56 nga 268 vendvotime, që përbën 20,90% të totalit.