TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon në Shkup protesta e studentëve për gjuhën shqipe, ndërkohë që studentët kanë paralajmëruar se kjo nuk ndalet vetëm me provimin e jurisprudencës, nga edhe nisi e gjithë lëvizja.
Nën thirrjet e vazhdueshme “UÇK, UÇK”, dhe “O sa mirë me qen shqiptar”, ata kanë paralajmëruar se heshtja nuk është me opsion dhe duhet të dëgjohen nga institucionet.
“Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Sot u dridh i gjithë Shkupi. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”, shprehen ata.