BALLKAN, 21 Nëntor 2025, 19:20

Dyshohet se i zuri betoni, vdes një punëtor, plagoset një tjetër në Prishtinë

Dyshohet se i zuri betoni, vdes një punëtor, plagoset një

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama” në lagjen Dragodan.

Personi tjetër që mbeti i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën "Faruk Rama" në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti.

Organet e rendit po merren me hetimin e rastit.