BALLKAN, 23 Shtator 2025, 20:58

Duncan në Hagë: UÇK-ja nuk kishte komandë të centralizuar, s’kishte hierarki lart-poshtë

Duncan në Hagë: UÇK-ja nuk kishte komandë të

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk funksiononte me një strukturë tradicionale ushtarake të komandës nga lart-poshtë.

Ai theksoi se marrëveshja për demilitarizimin e rreth 20 deri në 30 mijë pjesëtarëve të UÇK-së, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, nuk është provë për ekzistencën e një komandë të qendruar.

I pyetur nga gjyqtari Fergal Gaynor nëse një marrëveshje e tillë nuk sugjeron se Thaçi kishte kontroll mbi trupat, Duncan u përgjigj se marrëveshja ishte një proces diplomatik dhe i dakordësuar nga të gjitha palët, jo rezultat i një strukture komanduese ushtarake.

“Ka qenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku palët ndanë të njëjtin objektiv. Nuk ishte çështje komandimi, por bashkërendimi politik dhe diplomatik për të përmbushur një qëllim të përbashkët,” tha Duncan.

Pas përfundimit të pyetjeve nga gjyqtari, seanca u ndërpre për pushim. Prokuroria nuk pati pyetje shtesë, ndërsa disa prej pales mbrojtëse kërkuan kohë shtesë, për t’u përgatitur. Seanca e radhës do të zhvillohet të hënën, ku priten të dëgjohen dy dëshmitarë të tjerë.

Seanca e radhës me një dëshmitar tjetër është caktuar për të hënën, më 29 shtator.

Duncan, i cili gjatë viteve ’90 shërbeu si këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, foli për rolin e tij në Kosovë dhe periudhën e fushatës së bombardimeve të vitit 1999.

Ai theksoi se detyra e tij kryesore ishte ta informonte gjeneralin Clark për zhvillimet në terren.

Në dëshminë e tij, ish-diplomati britanik tha se: Nuk ka parë komunikata të UÇK-së ku të përmendeshin ekzekutime.