BALLKAN, 26 Korrik 2024, 16:51

“Duam 50 mijë euro, ose...”/ Mbaheshin si pengje nën kërcënimin e armëve, lirohen 11 emigrantë arabë në Malin e Zi

“Duam 50 mijë euro, ose...”/ Mbaheshin si pengje nën

11 emigrantë arabë janë liruar pas një operacioni të kryer nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë malazeze.

Ata mbaheshin si pengje nën kërcënimin e armëve në një territor malor të Malit të Zi nga disa emigrantë të tjerë afganë, të cilët kërkonin 50 mijë euro për t’i liruar.

Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.