BALLKAN, 30 Maj 2024, 19:01

Dodik: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Dodik: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik po i shtyn kufijtë e neverisë dhe primitivizmit të tij kur bëhet fjalë për fyerjen dhe poshtërimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në televizionin serb Happy, Dodik se “më 11 korrik nuk ka pasur asnjë operacion në Srebrenicë, se askush nuk ka vdekur e nuk është vrarë dhe se ‘ata’ e përkujtojnë atë datë”, shkruan Klix.

Ai shtoi gjithashtu deklaratën skandaloze se “çdo kush që vdiq, vdiq jashtë Srebrenicës.

“Kjo është arsyeja pse disa nga njerëzit tanë në Srebrenicë nisën një iniciativë për të ndryshuar emrin e komunës në mënyrë që ajo të mos quhet Srebrenicë, por t’i jepet një emër tjetër”, tha Dodik.