BALLKAN, 25 Shkurt 2024, 10:15

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Disa persona, ende të paidentifikuar, kanë djegur flamurin e Kosovës në Zveçan të shtunën në mesditë. 

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, bën me dije për mediat e Kosovës se dyshohet se autorët ishin serbë të mitur. Ende nuk ka të arrestuar lidhur me ngjarjen. 

Policia ka hapur një hetim për veprën penale “Nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”.