BALLKAN, 29 Prill 2026, 00:07

Dështon seanca për Presidentin, Kosova shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve

Dështon seanca për Presidentin, Kosova shkon në zgjedhje brenda

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Presidentin, pavarësisht afatit kushtetues 34-ditor.

Në minutat e fundit të këtij afati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës.

Kështu, pas përfundimit të afatit kushtetues vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi Kuvendi i Kosovës shpërndahet automatikisht sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nënkupton që zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda afatit prej 45 ditësh.