TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i rëndë është raportuar në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin. Identiteti dhe motivi i autorëve mbeten të panjohur, ndërsa Policia e Gjakovës ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.
“Rasti është njoftuar te prokurori, ndërsa po ndërmarrim veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë, Vlera Krasniqi, duke bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar aktin si vandal, kriminal dhe thellësisht shqetësues. Ai tha se djegia dhe përdhosja e Kuranit cenon vlerat universale, parimet dhe identitetin e popullit shqiptar, historikisht të njohur për bashkëjetesë dhe respekt ndërfetar.
Tërnava paralajmëroi se kohëve të fundit vlerat e tolerancës janë sulmuar nga lëvizje që, sipas tij, promovojnë urrejtje dhe dhunë, madje me mbështetje edhe nga individë me pozita akademike. Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të ndërmarrin veprime të menjëhershme ligjore ndaj autorëve, si dhe ndaj ideatorëve dhe nxitësve të urrejtjes, dhe të sigurojnë ruajtjen e harmonisë ndërfetare dhe kohezionit shoqëror.