BALLKAN, 26 Nëntor 2025, 17:38

Deklarata e Ivica Daçiç/ BE: Duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia po shkel detyrimet e marrëveshjes së Ohrit

Deklarata e Ivica Daçiç/ BE: Duke kundërshtuar

Ka reaguar BE, pas deklaratës së Ivica Daçiç.

“Serbia është duke shkelur detyrimet e saj nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovës dhe marrëveshjen për dialogun”, kështu është shprehur së fundmi Bashkimi Evropian.

Një zëdhënës i BE, i ka bërë këto reagime, pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Ivica Dacic, i cili ka thënë se “Kosova nuk ka kurrfarë mundësie që të bëhet pjesë e Interpolit”.

Në një reagim për mediat në Kosovës, zëdhënësi i BE është shprehur: “Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit.  Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”.