BALLKAN, 8 Prill 2026, 20:30

Debate për Bordin e Paqes në Kuvendin e Kosovës, mbetet jashtë rendit të ditës rezoluta e PDK-së për të vërtetën historike të luftës

Debate për Bordin e Paqes në Kuvendin e Kosovës, mbetet

Partitë politike as në kryesinë e Kuvendit të Kosovës të mërkurën nuk u dakoduan për rendin e ditës së seancës së ardhshme.

Problematike edhe një herë ishte renditja e rezolutës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë.

Në rend të ditës për seancën e 10 prillit kanë hyrë katër marrëveshje ndërkombëtare, por është lënë jashtë marrëveshja për Bordin e Paqes që kërkon urgjencë pasi vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje.

Marrëveshja për Bordin e Paqes obligon Kosovën të dërgojë trupa në Gaza si pjesë e dakordimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuvendi i Kosovës rrezikon të përmbyllë punën për shkak të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, që përmbyllet më 28 prill.