TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studentët që bllokuan Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad reaguan ndaj paraqitjes së fundit televizive të Aleksandar Vuçiç, e cila u konsiderua skandaloze.
Vuçiç ishte mysafir në Bor dje, si pjesë e fushatës për zgjedhjet që ende nuk i ka shpallur.
Të gjitha fillimisht zhvilloheshin brenda pak orëve të zakonshme të bisedave me qytetarë kryesisht të pakënaqur, të cilët e mirëpritën mundësinë për t'u ankuar tek presidenti për problemet e tyre, me shpresën se ai ndoshta do t’i ndihmonte.
Megjithatë, në një moment gjërat dolën jashtë kontrollit.
Duke folur me një grua që kishte një problem me djalin e saj të sëmurë dhe ilaçet që ai nuk po merr për të trajtuar diabetin, Vuçiç u përpoq në mënyrë të vrazhdë ta detyronte gruan e pakënaqur të shpjegonte problemin.
Edhe pse nëna e përsëriti disa herë se nuk donte të fliste për këtë para fëmijës, Vuçiç këmbënguli. Dhe këmbënguli. Dhe këmbënguli, duke e bërë gruan ta humbiste durimin.
Në fund, nëna i rrëfeu të vërtetën e dhimbshme. Nën presion, ajo shpërtheu në lot dhe i tha djalit se ajo është halla e tij, nëna e tij ka vdekur dhe se ajo është kujdesur për fëmijën për 13 vite, duke u përpjekur të bëhej prind ligjor, por është refuzuar vazhdimisht.
Studentët ishin ndër të parët që reaguan ndaj kësaj performance më shumë se të turpshme të Vuçiç, duke thënë: “Po jetojmë në ferr”.