TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer nuk ka mundur të përmbahet dhe ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës muaj më parë i kishin vendosur sanksione zëvendëskryeministrit të ri, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviç.
Deputeti gjerman ka shprehur habinë për një qëndrim të tillë të kryediplomatit të BE-së duke e cilësuar qasjen e Borellit si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”. Ai ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”. “Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e merituar nga Milos Vuçeviç i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, ka shkruar ai në platformën X.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kanë reaguar ndaj deklaratës së Borellit edhe deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahoviç. Nenad Popoviç është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviçit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.
OMG! @JosepBorrellF really caps his delusional, tone deaf Serbia and Western Balkans policy with this tweet. How can HR/VP make such a fool of himself? And he immediately gets the deserved answer from @milos_vucevic who clearly signals: Serbia wants to join EU - on Russian terms! https://t.co/PPl6H67GwW
— Reinhard Bütikofer (@bueti) May 4, 2024