BALLKAN, 13 Shkurt 2024, 10:06

Analisti serb: Beogradi është i korruptuar! Mediat dhe gjykata kontrollohen nga qeveria e Vuçiçit

Analisti serb: Beogradi është i korruptuar! Mediat dhe gjykata

Analisti serb Aleksandër Popov ka deklaruar se asgjë në Serbi nuk shkon mirë.

Sipas tij Serbia me Aleksandër Vuciçin në krye është e korruptuar, mediat kontrollohen, shteti ligjor ka rënë dhe gjykata punojnë siç i udhëzon qeveria.

“Serbia prej vitesh nuk ka përparuar në hapjen e grupimeve dhe kapitujve të rinj, është kokëfortë sepse nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së”, deklaroi Popov.

Sipas analistit pavarësisht këtyre problemeve që ka, Serbia sërish gjen kohë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Fakti që Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së ndoshta edhe në këtë dekadë është, para së gjithash, një inkurajim për qeverinë aktuale të Malit të Zi që të vazhdojë me reformat dhe të këmbëngulë në rrugën evropiane – pas gjithë turbulencave që e goditën dhe më tepër e shpërndanë atë proces evropian. U tha më parë se Mali i Zi është anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, hyrja e tij do t’i kushtonte BE-së më pak dhe BE-ja do të tregonte me atë shembull se nuk është përfundimisht e mbyllur për Ballkanin Perëndimor – domethënë kushdo që i plotëson kushtet do të shpërblehet”, tha ai.

Sipas analistit serb, ky është një mesazh për vendet e tjera në rrugën drejt BE-së, si dhe për Serbinë.

“Megjithatë, regjimi në Serbi sillet si kur një nxënës merr një notë në shkollë: kur BE-ja e kritikon atë, regjimi thotë se nuk na duan, ata na urrejnë – por kur BE-ja jep para, atëherë është mirë”, shtoi Popov.