TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka ndarë foto nga një takim që ka pasur me presidentin francez, Emmanul Macron në New Delhi të Indisë.
Vuçiç theksoi se Macron "nuk pati kohë për tema serioze dhe të vështira" porse, për pak momente ata të dy shkëmbyen mendime rreth samitit India-AI Impact 2026.
"Në anën tjetër të botës, në Nju Delhi, me një mik, Emmanuel Macron, gjithmonë i ngrohtë dhe në humor të mirë, veçanërisht pas një darke të jashtëzakonshme të organizuar nga mikpritës të sjellshëm. Megjithëse nuk pati kohë për tema serioze dhe të vështira, shfrytëzuam disa momente për të shkëmbyer mendime rreth Samitit India-AI Impact 2026 dhe vendit e rolit të Serbisë dhe Francës në botën e re, lindjen e së cilës po e dëshmojmë’’, ka shkruar Vuçiç.