TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.
Policia e Kosovës njoftoi zyrtarisht mëngjesin e kësaj të marte se, rreth orës 08:00, kishte marrë një informacion për vendosjen e një mjeti shpërthyes në stacionin e autobusëve të transportit publik ndërurban në kryeqytet.
Pas njoftimit, policia rrethoi zonën dhe evakuoi qytetarët, ndërsa njësitë xheniere kryen kontrolle të imtësishme, duke konstatuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes apo element tjetër të dyshimtë që mund të cenonte sigurinë.
Pas përfundimit të kontrolleve, të cilat zgjatën rreth dy orë, stacioni i autobusëve në Prishtinë iu rikthye funksionimit normal.