BALLKAN, 30 Shtator 2025, 17:24

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua, plagosen 4 persona të tjerë

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Beograd të Serbisë, ku si pasojë e një sulmi me armë ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.

Sipas mediave serbe, autori doli nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit. Ai u fut brenda dhe qëlloi me armë. Më pas u largua sërish me furgonin e bardhë.

Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare. E plagosur ka mbetur një grua tjetër 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç. Njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës.

Çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar autorin/ët. Po kështu po hetohet edhe për shkakun e sulmit të armatosur.