TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me presidentin e Këshillit Evropain, kryeministri Edi Rama u shpreh se projekti i parashikuar për tu jetëzuar në zonën e Zvërnecit, do të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Rama: Si mundet ne të bëjmë një projekt i cili është një projekt me një peizazh natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së? Kjo ka një mundësi: që ne ta mbyllim procesin me BE-në, t’i themi faleminderit, ne do të shkojmë me Kinën dhe nuk do të merremi me këto “cic-mice”. Nuk e kemi këtë alternativë, e kam thënë dhe e përsëris për të gjithë ata që e mendojnë. Ajo Evropa plakë është e vetmja që na duhet ne. Për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, duhet të sillemi korrekt sipas standardeve, jo për ata, por për ne.
Presidenti ka qenë kryeministri më i suksesshëm i Portugalisë për lirinë individuale dhe biznesin. Është një njeri që mund t’ju tregojë shembuj sesi gjithë ato tensione apo dhimbje që krijoi procesi i futjes në BE për të reformuar vetveten, u kthyen në mirësi dhe sukses për atë popull. Ne këtu bëjmë edhe Ramazan, ne kemi gjithandej atë thirrjen: pas dhimbjes vjen lehtësimi. Pa dhimbje nuk ka. Projekti jo vetëm që do të jetë në standardet e BE-së, por ambicia ime, që e ndaj me bashkëinvestitorët që sot janë edhe bashkëpronarë, është që të bëjmë një projekt që të jetë model.
Kompanitë nuk janë mbledhur këtu për të hedhur beton e për të shkatërruar biodiversitetin. E vetmja gjë që mund të bëjnë, dhe këtë s’kemi si ta shmangim, është që të shkatërrojnë nervat dhe komplet imazhin e Sazan Gurit me shokë, se lekë për Sazan Gurin ata nuk kanë.
Investimi në Zvërnec nuk do të ndalet, por kryeministri Rama u shpreh se është i gatshëm të flasë me këdo rreth tij. Ai e bëri të qartë se teoria ‘ndalu ti se jemi ne’ nuk do të funksionojë pasi është zgjedhur nga populli.
“Teoria ndalu ti se jemi ne me mua nuk ka funksionuar, nuk funksionon dhe nuk do të funksionojë për sa kohë unë jam këtu me votat e shumicës së shqiptarëve dhe kush thotë ne jemi populli duhet të mendohet mirë se populli flet ditën e zgjedhjeve.
Ne na bashkon një kauzë, një interes, këngët, nevoja për të thirrur në kor ‘Edi Rama, tqr’, por populli është diçka tjetër”, tha kryeministri.