AKTUALITET, 2 Qershor 2026, 22:43

“Zvërneci”/ Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së Partisë Socialiste

“Zvërneci”/ Pas protestës para Kryeministrisë,

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën. Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Më tej, protestuesit vijuan lëvizjen në drejtim të zonës së Ushtarit të Panjohur, ku u ulën simbolikisht në mes të rrugës për disa minuta, në shenjë proteste. Pas këtij aksioni simbolik, qytetarët u shpërndanë, duke i dhënë fund protestës së mbrëmjes.