TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Bruksel pranë selive të Bashkimit Europian për të protestuar në mbështetje të protestës anti-qeveritare që ka shpërthyer në Tiranë, pas incidentit të një javë me parë ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojat e sigurisë private të kompanisë që planifikon të investojë mbi 4 miliard euro për zhvillimin e zonës.
Në pamje shihen të rritur e fëmijë me flamuj kuq e zi dhe me pankarta të ndryshme.
Përveç Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, protestat kanë shpërthyer edhe në disa vende ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët në Europë dhe përtej oqeanit.