AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 22:24

Zogaj: Opozita prodhoi marrinë se amerikanët do ta marrin Ramën me helikopter si Maduron!

Zogaj: Opozita prodhoi marrinë se amerikanët do ta marrin Ramën

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, aludimet se Ramën do ta marrin amerikanët dhe do ta çojnë në Amerikë, siç bënë me presidentin e Venezuelës, u shpreh se opozita nuk e besoi as vetë këtë narrativë që prodhoi. 

“Opozita se ka besuar këtë narrativë që vetë e ka prodhuar. Rama ka qenë shumë i frustruar nga mungesa e kontaktit me administratën e re në mandatin e dytë. Bordi i Paqes erdhi si dhuratë nga qielli, por s’ka qenë i rrezikuar si diktatorët si Maduro në Venezuelë, apo si Putini në Rusi, se Shqipëria ka demokraci, bëhen protesta, ka liri shtypi. Opozita nuk është realiste, dashurohet me invencione. Është një marri ajo që do ta marrim Rama me helikopter.

Një e gënjeshtër rrëzon dy të vërteta. Nga kjo pikëpamje, ka plot gjëra të Ramës për t’i bërë opozitë realiste jo vetëm për militantët por edhe jashtë saj.

Kjo narrativa se do ta rrëmbejnë dhe do ta çojnë në SHBA ka qenë për përdorim të brendshëm”- tha Zogaj.