AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 19:06

Zmbrapset policia, mijëra protestues vijojnë paqësisht marshimin: Shqipëria e shqiptarëve!

Zmbrapset policia, mijëra protestues vijojnë paqësisht marshimin:

Protesta e katërt e qytetarëve ka nisur me tensione, pasi policia vendosi gardhe metalike në Bulevard. 

Megjithatë pas insistimit të turmës së madhe të protestuesve, policia është zmbrapsur dhe marshimi ka vijuar paqësisht. 

Protestuesit kanë deklaruar vazhdimisht se kjo është një protestë paqësore dhe nuk janë të interesuar për dhunë. 

Në protestën e katërt duket se ka një numër më të madh protestuesish ndërkohë që dëgjohetn thirrje kundër establishmentit politike, "Dorëheqje, dorëheqje" dhe "Rama n'burg, Berisha n'burg". Gjithashtu dëgjohen thirrje për bojkotimin e mediave.