AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 10:31

Zjarri në Urgjencën e QSUT, Albana Fico tregon si paraqitet situata e pacientëve: Defekti ishte në një dhomë teknike!

Zjarri në Urgjencën e QSUT, Albana Fico tregon si paraqitet situata e

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ra në Urgjencën e QSUT-së në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një deklaratë për gazetarët, Fico u shpreh se pacientët janë duke marrë trajtimin normalisht pa asnjë kufizim, ndërsa theksoi se sot u testua edhe plani i emergjencës.

Drejtoresha e QSUT-se u shpreh se shërbimet kanë marrë masat e tyre, ndërsa disa pacientë për siguri më të lartë janë lëvizur brenda QSUT.

“Kjo ndërtesë ka elementë të lartë të sigurisë kjo bën që pacientët të jenë të sigurt.

Ka qenë një defekt në një dhomë teknike e cila po vlerësohet dhe po monitorohet ndërkohë gjithë grupi teknik kanë nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm, në një dhomë teknike dhe nuk ka prekur asgjë tjetër

Shërbimet kanë marrë masat e tyre, ne kemi paciente që për siguri më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre. Janë në vijim të trajtimit të tyre. QSUT ka planin e vet të emergjencës, mbase nuk donim ta testonim sot, por ja qe u desh ta testonim”, tha Fico.

Po ashtu Fico u shpreh se të gjitha rastet e urgjencës deri në rifillimin e punës në QSUT do të trajtohen nga Trauma dhe Shefqet Ndroqi.

“Gjëja më kryesore menjëherë pas adresimit të momentit të parë, ka qenë edhe riorganizmi. Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe Shefqet Ndroqin, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale”, u shpreh Fico, e cila theksoi se “ka qene stafi qe ka evidentuar flaket”.