TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë rrethimit të jashtëm të Aeroporti i Kukësit është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Për shkak të erës, zjarri u përhap me shpejtësi, duke rritur rrezikun e zgjerimit të vatrës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat arritën fillimisht të kufizonin përhapjen e flakëve dhe më pas të shuanin plotësisht zjarrin.
Për shkak të afërsisë me aeroportin, u vendosën në gatishmëri edhe shërbimet zjarrfikëse të aeroportit, por ndërhyrja e tyre nuk rezultoi e nevojshme, pasi situata u vu nën kontroll nga forcat zjarrfikëse që ndërhynë në terren.
Nga ngjarja nuk raportohen dëme në infrastrukturën e aeroportit apo persona të lënduar.