AKTUALITET, 29 Maj 2026, 17:56

Zjarr në tarracën e një ndërtese te Rruga e Kavajës në Tiranë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në tarracën e një ndërtese te Rruga e Kavajës

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në tarracën e një ndërtese në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet e Policisë pritet të nxjerrin më shumë detaje.