AKTUALITET, 29 Maj 2026, 14:30

Zjarr në Ranën e Hedhur, flakët rrezikojnë bizneset në zonën turistike të Shëngjinit

Zjarr në Ranën e Hedhur, flakët rrezikojnë bizneset në

Një zjarr ka përfshirë këtë të premte masivin me pisha në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin, duke shkaktuar shqetësim për shkak të afërsisë me bizneset që operojnë në këtë zonë turistike. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera emergjente, të cilat po punojnë për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Sipas informacioneve paraprake, fokusi kryesor i ndërhyrjes është mbrojtja e pyllit me pisha, por edhe e bizneseve dhe objekteve që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.