TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr përgjatë aksit rrugor Kukës-Gostil ka djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar të thatë, shkurre dhe ferra.
Tym i dendur u përhap në segmentin rrugor, duke krijuar vështirësi të përkohshme për drejtuesit e mjeteve.
Zjarri, i cili u shfaq pak minuta më parë, rrezikonte të përhapej me shpejtësi për shkak të bimësisë së tharë në të dy anët e rrugës, temperaturave të larta dhe erës që favorizonte avancimin e flakëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës, flakët u vunë nën kontroll dhe u shuan pa lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
Qarkullimi i automjeteve në këtë aks nuk u ndërpre, megjithëse drejtuesit e mjeteve u detyruan të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të tymit në rrugë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura gjatë kësaj periudhe, pasi temperaturat e larta dhe thatësira rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes së flakëve.