AKTUALITET, 2 Prill 2024, 15:24

Zjarr i madh në Mazhicë të Shupenzës, digjen disa hektar pyje me dushqe

Zjarr i madh në Mazhicë të Shupenzës, digjen disa hektar

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në masivin pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë së Bulqizës. Zjarri  duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me drurë lisi që ndodhen mbi fshat.

Ende nuk dihet se si është aktivizuar zjarri ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë që ka nisur të jetë prezente prej disa orësh në këtë zonë.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar autoritetet për vatrën e zjarrit, ndërsa deri tani nuk është bërë asgjë për shuarjen e flakëve të cilat i janë drejtuar banesave të fshatit. Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor me Lis në këtë zonë digjet, ndërsa deri tani nuk dihen shkaqet e vërteta, teksa policia pritet të nisë hetimet për të gjetur autorin apo autorët e kësaj zjarrvënie.