AKTUALITET, 28 Janar 2023, 12:08

Zhduket 41-vjeçari në Tiranë, familjarët denoncojnë në polici

Zhduket 41-vjeçari në Tiranë, familjarët denoncojnë

Një 41-vjeçar është zhdukur në kryeqytet. Kanë qenë familjarët e tij ata të cilët janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Tiranës ku kanë denoncuar zhdukjen e 41-vjeçarit me ininciale I.S.

Menjëherë pas raportimit për zhdukjen e tij forcat e policisë janë vënë në lëvizje për gjetjen e 41-vjeçarit.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi K. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi I. S., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.