TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Doganën e Bllatës po vijojnë punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, një investim i rëndësishëm që synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe përmirësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë pikë kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet përfshijnë zgjerimin e korsive ekzistuese, riorganizimin e hapësirave funksionale dhe përshtatjen e infrastrukturës për t’iu përgjigjur më mirë fluksit në rritje të hyrje-daljeve.
Me shtimin e ndjeshëm të lëvizjeve në këtë pikë kufitare, investimi pritet të lehtësojë qarkullimin, të reduktojë kohën e pritjes për udhëtarët dhe transportuesit, si dhe të rrisë standardet e sigurisë dhe efikasitetit në përpunimin e mjeteve.
Investimet në Doganën e Bllatës synojnë të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve dhe të zgjerojnë tregtinë mes dy vendeve.
