TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve, ku 1 milion e 970 mijë e 944 votues kanë të drejtë vote – nga këta 125 mijë janë të rinj.
Procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare vazhdon të zhvillohet dhe deri në orën 15:00, numri i votuesve që kanë marrë pjesë ka arritur në 534,210, që përfaqëson 27.10 përqind të totalit të votuesve.
Ky informacion është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili ka ndarë këto të dhëna për të mbajtur qytetarët të informuar në lidhje me zhvillimet e procesit zgjedhor.
Në garë janë 28 subjekte politike. Kandidatë për kryeministër janë katër, ndërsa 1280 persona kandidojnë për deputetë. Në këtë zgjedhje, me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Zgjedhje mund të votohen deri në 10 kandidatë për deputetë.
Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 07:00 të mëngjesit deri 19:00 në mbrëmje.