AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 12:53

Zgjedhjet e 14 majit dhe problemet brenda PD/ Berisha: Ali-Basha është nën kontrollin e Ramës! Ja me kë do të bashkëpunojmë!

Zgjedhjet e 14 majit dhe problemet brenda PD/ Berisha: Ali-Basha është

Kryetari i PD, Sali Berisha, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, teksa nuk dihet se cila nga PD-të do të regjistrohet nga KQZ, ka hapur derën e bashkëpunimit me të gjithë demokratët, përveç atyre që i quajti peng të kryeministrit Edi Rama, “Ali-Basha”.

“Ne jemi të hapur të bisedojmë të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët.

Kam theksuar se një dyshe është në kontroll të plotë të Edi Ramës dhe kjo është dyshja Ali-Basha”, tha Berisha.

Pyetje: Në media deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar që Gazment Bardhi iu është drejtuar me një shkresë ku kërkon bashkëpunim për zgjedhjet e 14 majit, është e vërtetë dhe a jeni përgjigjur?

Sali Berisha: Ne jemi të hapur të bisedojmë të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët.

Kam theksuar se një dyshe është në konroll të plotë të Edi Ramës dhe kjo është dyshja Ali-Basha. Ky është qëndrimi im dhe shpjegimi im i kësaj.

Ndaj dhe demokratët, i bashkojnë shumë më tepër gjëra se sa i ndajnë, kështu që nuk dyshoj që ecet dhe do ecet drejt bashkimit.