AKTUALITET, 15 Janar 2025, 13:21

Zgjedhjet e 11 majit/ Interesi i lartë i diasporës, KQZ bën bilancin: Nga aplikimet tek refuzimet, grupmosha dhe shtetet dominuese

Zgjedhjet e 11 majit/ Interesi i lartë i diasporës, KQZ bën

Shqiptarët e diasporës kanë shprehur një interesim të lartë për të qenë pjesëmarrës në procesin e votimit poër zgjedhjet parlamemtare të majit.

Që nga 11 janar, të gjithë emigrntët kanë patur mundësinë të regjistrohen online nëpërmjet faqes zyrtare të KQZ, në platforën “PER”, proces ky i hapur për herë të parë me qëllim gjithëpërfshirjen e shqiptarëve në procesin zgjedhor kudo që ndodhen.

Deri më tani nga 16.079 aplikime, 417 prej tyre janë refuzuar për arsyje të ndryshme, nisur kjo që nga parregullsia në dokumentacionet e nevojshme të ngarkuara në sistem.

Listën për interesimin më të lartë për të qenë pjesëmarrës në zgjedhje, e kryeson Greqia dhe Italia, pasur më pas nga vendet e tjera të Bashkimit Europian, ndërsa grupmosha më dominuese është ajo nga 26 vjeç deri në 35 vjeç.