TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oerd Bylykbashi deklaroi në Off the Record se opozita synon që të dal fituese në zgjedhjet e 11 majit, kjo dhe falë koalicionit që ajo do të krijojë.
Teksa u ndal në qarkun e Durrësit, Bylykbashi u shpreh se opozita synon që të marrë 8 mandate, kjo dhe për shkak të situatës së krijuar dhe shifrave që vijnë nga terreni.
“Objektivi ynë është fitorja në zgjedhje. Në Durrës, duam që opozita të marrë 8 mandate. Nuk është çështje optimizmi po shifrash. Në zgjedhjet e kaluara morëm 6, LSI nuk e mori mandatin për 135 vota. Jam i sigurt që e vodhën nëpër tavolina.
SPAK pasi fjeti tregoi që ka ndodhur kjo katrahurë në Durrës. Kjo Prokuroria e Posaçme në 2017, dosjen e Shijakut e mbylli. E njëjta gjë ka ndodhur tani, të njëjtët persona, 2 banda në luftë për listën e deputetëve”, tha Bylykbashi.