TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike u tërhoq nga skenat e kaosit në Kuvend, por PS bën të qartë se me ta nuk kishte asnjë lloj kompromisi. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i ftuar në Report Tv thotë se opozita iu kthye jetës normale parlamentare pasi historia i ka treguar që kaosi nuk ishte rruga e duhur.
“Është historia që tregon se rruga e ndjekur deri tani nuk është rruga e duhur. Jo që të sjell në pushtet, por në debatin politik. Nuk ishte hera e parë, historia ka treguar të gjithëve që parlamenti është për të debatuar. Është veprim për t’u përshëndetur, pasi parlamenti i i një vendi që negocion anëtarësimin në BE, i takon të ketë edhe protestën, por më shumë se protestën i takon të ketë ketë debatin parlamentar”, tha Klosi në Report Tv.
Në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço, Klsoi bën të qartë se nuk ka asnjë shans për qeveri teknike.
“Nuk ka asnjë shans që të ketë qeveri teknike. Nuk kemi legjislacion që kërkon para zgjedhjeve qeveri teknike”, theksoi Klosi.
Një koment e ka edhe për seancat maratonë të hënën dhe të martën kur do diskutihet për buxhetin.
“Nuk besoj se deputetët vijnë në kuvend për të bërë sherr, por për të thënë se çfarë mendojnë ndryshe. Të shpresojmë se dita e hënë do jetë ditë e bukur parlamentare, me debat, me argument, me amendamente dhe mos të jetë si ditët që kalojmë në Kuvend që zgjaten nga 3-4 orë për procedurë.
S’ka kompromis, ata kanë kuptuar që ka ardhur koha t’i kthehen parlamentarizmit, për atë çfarë janë votuar”, vijoi Klosi në Report Tv.
Sa i takon kërkesës së depozituar në Kuvend nga PD që deputetët të deklarojnë nëse kanë pasur llogari në SkyECC dhe EncroChat, Klosi thotë se është një truk për debat parlamentar.
“Janë truke që nuk përkojnë as me kodin elektoral, as me ligjin zgjedhor, as me atë çfarë ne kemi bërë në Kuvend. Është fakt që në kuvend janë votuar reforma të rëndësishme si dekriminalizimi. Vullnet i PS. A do jetë ky një element shtesë i kësaj reformës, s’kam informacion, as nuk di të them çfarë duhet bërë. Një truk që përdoret për të krijuar debat parlamentar”, tha Klosi.