AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 21:19

Zef Preçi: Forcimi i lekut nga pompimi i euros me origjinë informale dhe kriminale

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u diskutua mbiçmimi i lekut dhe rënia dramatike e euros në vendin tonë. 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga 121 lekë në vitin 2019,, euro sot këmbehet me 103.8 lekë, me një rënie të fortë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, kjo tregon për një pompim të tregut me para me origjinë informale dhe kriminale.

“Luhatjet e mëdha dhe mbiçmimi i lekut edhe kur ekonomia nuk performon si duhet flasin për pompim të tregut me para me origjinë informale dhe kriminale. Kanabizimi, aministia fiskale që de facto ka ndodhur. Vetëm sektori i ndërtimit performon me rritje, ndërkohë që bujqësia ka rënë me një të katërtën.

Këto 12 miliardë euro të kthyera në Shqipëri, janë rreth 48 për qind e GDP-së. Prurjet e emigracionit janë 600-900 mln euro në vitet e fundit. Janë konvertuar kanë lindur nevojë për blerje në tregun e brendshëm”-tha Preçi.