TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar me bazë qëndrimi në një fshat të Durrësit, rezulton të jetë njeriu kryesor që ka organizuar dhe më pas trafikuar duke shitur tek grupet e shpërndarjes një sasi të konsiderueshme kokaine.
Ky personazh quhet Redian Doda, i cili nga Shqipëria dhe në Francë, kishte arritur të ngrinte një industri të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në disa qytete si Savoja, Savoja e Sipërme, Lion, Rhone, Albertville dhe Ain.
Redion Doda, ishte njeriu kyç i këtij grupi që dirigjonte nga Shqipëria të gjithë rrjetin e shpërndarjes së kokainës në zonat e mësipërme të banimit në Francë.
Pjesë e këtij grupi që drejtohej prej tij, ishte Zabit Fisniku nga Dibra dhe 22-vjeçari nga Tirana, Fabi Isaku.

Ndërkohë në Francë, autoritetet e këtij vendi në bashkëpunim edhe me prokurorët e SPAK, kanë arritur të arrestojnë 19 persona shqiptarë dhe francezë, që kryenin mbulimin me kokainë të 6 qendrave urbane në Francë.
Ky operacion në Shqipëri është drejtuar nga zv/drejtuesi i SPAK, prokurori Adnand Xholi, i cili rezulton për herë të dytë bashkëpunues me autoritet Franceze.
Herën e parë, bashkëpunimi me skuadrat e hetimit të Francës është kryer me arrestimin e rrjetit të kontrabandistëve të sendeve me vlerë, ku mes të arrestuarve ishte Sokol Idrizaj, shoferi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ndërsa herën e dytë serish francezët kanë ngritur skuadra hetimore për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës, ku sërish punën hetimore kanë preferuar të ndajnë me zv/drejtuesit e SPAK, Adnand Xholi.
Rasti në fjalë vijon të jetë ende në hetim nga të dyja shtetet, pasi ka ende persona të tjerë që nuk janë identifikuar.