AKTUALITET, 9 Tetor 2024, 11:07

Zbulohen emrat/ Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, burri mbyti gruan 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve pas sherrit

Zbulohen emrat/ Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, burri mbyti

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali!

Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria.

Ata janë identifikuar si Lulëzim dhe Eleonora Toci.

Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës.

Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet.