TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe ministrat, gazetarja, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë që u diskutua mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë në qarqe.
Sipas saj, mbledhja ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në të kanë marrë pjesë drejtues politikë nga qarqet dhe disa ministra. Rama, sipas gazetares, ka kërkuar që fokusi kryesor të jetë te shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se “lufta dixhitale” dhe algoritmet nuk mund të zëvendësojnë punën në terren dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Ai ka kërkuar gjithashtu një koordinim më të shpejtë mes ministrave dhe deputetëve për të adresuar problemet e qytetarëve.
“60 minuta ka zgjatur mbledhja me drejtuesit politikë në qarqe dhe me disa ministra. Sipas burimeve mësohet se Rama ka kërkuar dhe është shprehur për pritshmëritë qytetare se nuk e luftojnë dot atë që ai e konsideron si një luftë dixhitale dhe algoritmin.
Duke qenë se nuk luftohet dot kjo luftë dixhitale që ai e konsideron të vetën, drejtuesit politikë por edhe ministrat duhet të kenë një fokus dhe ai fokus duhet të jetë tek qytetarët dhe shqetësimet që ata kanë. Ky qëndrim i kryeministrit Rama përkon edhe me porositë që ai la ditën e shtunë me dyer të mbyllura në mbledhje, ku është caktuar që një zv/ministër aktual të qëndrojë si një ndërmjetës mes ministrit dhe deputetit. Deputetët do të jenë ata që do t’ia përcjellin në terren elektoratit të tyre, ndërsa zv/ministri do të bëhet një hallkë ndërmjetëse mes deputetit dhe ministrit për ta zgjidhur më shpejt.
Kjo pikë ka qenë në diskutim edhe ditën e sotme në shqetësimin e qytetarëve. Nuk ka pasur diçka organizative për sa i përket zgjedhjeve lokale, është ende herët. Dhe vëmendja aktualisht është tek protesta e cila po mbahet në Bulevard”, u shpreh gazetarja.