TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Bulqizës ka zbardhur vrasjen e ndodhur një ditë më parë (16 janar) ku u vra me armë gjahu aksidentalisht 35-vjeçari Vasil Kamberi.
Për këtë krim në pranga ka rënë kushëriri i tij, shtetasi Flamur Kamberi, 43 vjeç banues në fshatin Tërnovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Flamur Kamberi së bashku me kushëririn e tij, Vasil Kamberi dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht Flamuri ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim Vasilit, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Njoftimi:
Vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, ku u plagos me armë gjahu dhe më pas humbi jetën 35-vjeçari.
Gjithashtu, Policia nis procedimin penal dhe për 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin F.K., 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.
Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F.K., sëbashku me shtetasin V.K, (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi F.K., ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit V.K., ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.