AKTUALITET, 1 Dhjetor 2024, 18:44

Zbardhet dinamika e vrasjes në Ndroq. Dedja u ngrit nga tavolina për ta përqafuar, 27-vjeçari e qëlloi pa asnjë fjalë

Zbardhet dinamika e vrasjes në Ndroq. Dedja u ngrit nga tavolina për

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.

Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.