AKTUALITET, 12 Shkurt 2024, 09:42

Zbardhen përgjimet/ Si shpërndarësi i kokainës në Tiranë ra në grackën e agjentit të policisë: E ke shumë të mirë lale veç provoje

Zbardhen përgjimet/ Si shpërndarësi i kokainës në

Përgjime të tjera publikohen nga dosja e të arrestuarve gjatë operacionit “Tempulli” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha janë zbardhur përgjimet, ku persona të autorizuar nga prokurori i çështjes, kontaktonin me shpërndarësit dhe siguronin lehtësisht kokainë.

Më datë 22.12.2023 në rrugën “Pandi Dardha” personi me emrin e koduar “Miri” blen kokainë tek Emiliano Meço.

(A-Miri, B- Emiliano Meço)

B-Si te kam? Çar bone naj gjo? Çar të duhet?

A-Se ku të kam kam pa un ty.ke pas nejt me O. këtu vëllain e…

B-Nuk e di…. (nuk kuptohet). sa lek…. (nuk kuptohet)…..

A-Po me të dhon 30 bohet gjo? Ti jap radhën tjetër.

A-Do i hudh nafte tja fus… (nuk kuptohet)…..

A-T’i jap radhën tjetër.

A-Thash t’ja hudh naftë.

B-… (nuk kuptohet)….

A-Se ngelim rrugve. Sa i ke bo kto 04 t’she?

B-Po ore se t’i kapin me rob shpie.

B-E ke shumë të mirë lale veç provoje. E kam seriozisht.

E ke shumë të mire me rob shpie e ke për t’i ron prap

B-Ke për t’i ron prap me shumë siguri.