AKTUALITET, 21 Janar 2026, 12:15

Xhaxhi i Aleks Nikës del nga SPAK: Fajtor për vrasjet e 21 janarit është Berisha, s'është përgjegjësi e Ramës. Po janë trima, të thonë që 'e kemi bërë ne'

Xhaxhi i Aleks Nikës del nga SPAK: Fajtor për vrasjet e 21 janarit

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka përfunduar takimin me prokurorin e çështjes së 21 janarit në SPAK Alfred Shehu. Për mediat Mark Nika nuk dha detaje, por shprehu besimin e plotë të SPAK për zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.

Nika tha se përgjegjësi kryesor është kryeministri i kohës Sali Berisha, duke përmendur dhe ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. Ndër të tjera ai tha se vënia në vend e drejtësisë, nuk është përgjegjësi e Edi Ramës dhe mazhorancës.

“Ato premtuan se ato do të bëjnë të gjitha përpjekjet. Kemi dërguar prova dhe po shqyrtohen, do verifikohen, saktësia. Drejtësinë e kemi kërkuar tek SPAK. Pa SPAK kjo çështje nuk do të zbardhet.

Nuk është përgjegjësi e mazhorancës, mazhoranca është vetë në proces penale. As nuk kemi komunikim për këtë punë. Skam kërkuar kurrë nga Rama as nga qeveria e Ramës.

Në planin politik është Partia Demokratike, Berisha, ai ka qenë kryeministër, ministër i brendshëm Lulzim Basha. Po të jenë trima të thonë që e kemi bërë ne. Pse bënë manipulime të dosjes e të provave”, tha ndër të tjera Mark Nika.