TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Ai ka kërkuar që dosja për 21 Janarin, ku humbi jetën nipi i tij, t’i kalojë dhe të hetohet nga SPAK. Mark Nika tha se audio përgjimin e plotë të Gardës do ia dorëzojnë vetëm Prokurorisë së Posaçme, pasi s’kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.
“Ne kërkojmë që dosja të hetohet në SPAK. Si familje s’kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërheqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”, mësohet të ketë thënë Nika, sipas gazetares Klodiana Lala.
Takimi i tij me kreu e SPAK, vjen pas publikimit të audio përgjimit për 21 janarin.