AKTUALITET, 12 Korrik 2026, 18:09

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit, Besfort Gjoklaj.

67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje.

Vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, ndërhyri menjëherë duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e parë. Ai kreu manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR), ndërsa pas përpjekjeve të tij pushuesi rifitoi shenjat jetësore.

Më pas, 67-vjeçari iu dorëzua ekipit të Urgjencës, i cili e transportoi drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Reagimi profesional dhe në kohë i vrojtuesit të plazhit shmangu një tragjedi dhe i shpëtoi jetën pushuesit, duke treguar edhe një herë rëndësinë e pranisë së vrojtuesve në plazhe gjatë sezonit turistik.