TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Kukën dhe ka caktuar masën e dënimit me nga 30 dhe 25 vite burg për dy djemtë e tij, Ervis Kuka dhe Emauriso Kuka.
Të tre akuzohen si autorë për vrasjen e dyfishtë në vitin 2024, ku vranë me armë zjarri dy vëllezërit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta.
Vendimi i gjykatës:
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” e 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 6 (gjashtë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal ne bashkim te dënimeve, i pandehuri A.K , me burgim të përjetshëm,
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 2 (dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje“, parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 27 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 27 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 30 vite burgim.
Në zbatim të neneve 190 dhe 217, të K.Pr.Penale, për provat materiale disponohet sipas pjeses arsyetuese te vendimit.
Shpenzimet proçeduriale ne fazen e hetimit dhe ne gjykim i ngarkohen te pandehurve solidarishtit.
Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Juridiksjoni i Pergjithshem brenda 15 diteve nga e nesermja e njoftimit te ketij vendimi.