AKTUALITET, 21 Korrik 2025, 13:36

Vrasja e Santiago Malkos, prokuroria jep pretencën për vëllezërit Duka dhe të tjerët

Vrasja e Santiago Malkos, prokuroria jep pretencën për

Në gjyqin për ekzekutimin e ish- policit, Santiago Malko janë dhënë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme.

Ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit:

Leonard Duka-  32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.

Erlis Duka- 25 vjet burgim.

Fatmir Hyseni- 32 vite burgim.

Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim.

Oltjon Loga- 23 vjet burgim.

Dritan Agai- 23 vjet burgim.

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë pasur shoqëri prej rreth 15 vitesh me njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojrave të fatit si dhe në administrimin e bizneseve të llojit, hotele, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe të tjera të Tiranës.

Po kështu këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me qëllim përfitimi.
Por duket se kjo shoqëri mori fund pasi dhunimit që Santiago Malko, miku i Ervis Martinaj, i bëri babait të Leonard Dukës që mesa duket nuk ia fali Malkos, këtë poshtërim, por organizoi vrasjen e tij, që nuk vonoi.

Konflikti midis Dukës dhe Martinaj ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë, i cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.

Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.