AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 13:17

Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: Jam i pafajshëm, provat janë manipuluar

Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: Jam i pafajshëm,

Ilir Selmani, i dënuar më 28 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar në gjykatë për procesin ndaj vëllezërve Duka.

Selmani ka thënë se është i pafajshëm dhe se provat e paraqitura ndaj tij janë manipuluar nga zyrtarë policorë.

Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në zonën e Freskut në Tiranë, më 28 gusht 2019.