TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Sokol Bregu tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje nga vrasja e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, në Tiranë pranë “Pallatit me Shigjeta”. Bregu tha se kjo është vrasja e parë nga një vrasës me motoçikletë pas asaj të ish-bankierit Artan Santo në qershor 2014.
“Autori edhe pse ka qenë vetëm e ka shënjestruar dhe e ka kryer aktin dhe është kujdesur për çdo gjë. Ka qenë i maskuar si picier me një motor që e ka djegur brenda 8 minuta pasi ka bërë vrasjen. Kamerat që e kanë pikasur nuk kanë një identitet të tij. Motivi i parë që ka hedhur policia ishte për konflikte për pronën që i ka me familjarët. Policia e ka të vështirë ta përcaktojë nëse është vrasje me pagesë ose që e ka shënjestruar për probleme me pronën.
Ashtu ishte edhe ngjarja me biznesmenin e ndërtimit, por doli që kishte problem për një rrugë. Nuk ka dyshime ende për asgjë. Vrasësi ka pritur që të ikë bashkëshortja dhe i maskuar si picier.
Që prej vrasjes së Santos nuk kemi patur vrasje me motoçikleta. Dikur ishin me motoçikleta dyshe që të largoheshin nga postoblloqet. Me ndërtimin e rrugëve filluan vrasjet në autostrada”- tha Bregu.