AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 12:35

Vrasja e Eglant Koçit/ Në kompjuterët e autorit të dyshuar gjenden të dhëna kriptomonedhash, përforcohet dyshimi i ekzekutimit për motive financiare

Vrasja e Eglant Koçit/ Në kompjuterët e autorit të dyshuar

 


Kompjuterët e sekuestruar në biznesin e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar dyshimet e hetuesve se vrasja e Eglant Koçit ka ndodhur për motive financiare të lidhura me këtë aktivitet.

Burime bëjnë me dije se pajisjet elektronike janë zbërthyer në Laboratorin Kriminalistik, ku janë gjetur prova që pritet të kenë peshë në ecurinë e hetimeve. Bazuar në këto gjetje, pritet që akuza ndaj Shakajt të ndryshojë, nga "vrasje me dashje" që është duke u hetuar momentalisht.

Armand Shakaj vijon të jetë në kërkim, ndërsa akuzohet se vrau shokun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas hodhi trupin e pajetë në një humnerë në një zonë të thellë të Elbasanit.